Dalin në dritë detaje të reja mbi Julian Assange

Prokurorja suedeze e cila është duke hetuar një pretendim kundër themeluesit të WkiLeaks, Julian Assange, tha se ajo kishte intervistuar shtatë dëshmitarë, përfshirë dy që nuk ishin dëgjuar më parë.

Prokurorja Eva-Marie Persson megjithate tha se ende nuk ishte vendosur se si të procedohet kjo çështje.

Assange po vuan një dënim 50-javor në Britani për shkeljen e lirimit me kusht pasi kaloi shtatë vjet në ambasadën e Ekuadrorit në Londër për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku e pret një akuzë të cilin ai e mohon.

Nëse ai akuzohet dhe dënohet në Suedi, ai mund të vuajë deri në katër vjet dënim. Australiani ka thënë se ai i rezistoi ekstradimit në Suedi për shkak të frikës se ai më vonë mund të transportohej në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin pasi pala eshte ngarkuar me 18 akuza, përfshirë ato të komplotit dhe shkeljes së një ligji për spiunazhin. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu