De Biasi mahnitet nga stadiumi ‘Loro Borici’

I kënaqur me lojën e Kombëtares shqiptare përballë një prej skuadrave më të mira të kontinentit afrikan Marokut, tekniku kuqezi Giani de Biasi është shprehur i mrekulluar kur ka parë impiantin e ri, stadiumin “Loro Borici”.
“Kur mbërrita mendova se kisha ngatërruar qytet por në fakt pash një stadium shumë të bukur dhe mjaft mikpritës me çdo gjë fantastike. Le të shpresojmë që të jetë një stadium që do i sjellë mbarësi edhe kombëtares në ndeshjet kualifikuese”, u shpreh De Biasi.
Miqësorja ndaj Marokut përfundoi në barazimin pa gola ndërsa për De Biasin rezultoi një test i vlefshëm para ndeshjes së 5 shtatorit kundër Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu