Derisa flet për shumën marramendëse të transferimit, Mustafi kujton shqiptarët që jetojnë me 200 apo 300 euro në muaj

Shkodran Mustafi ka pranuar se përpiqet të mos mendojë për shumën e parave që ka paguar Arsenali për ta transferuar në Emirates.

Topçinjtë shpenzuan 35 milionë funte (39.8 milionë euro) për blerjen e mbrojtësit shqiptar nga Valencia, transmeton Telegrafi.

24-vjeçari bën pjesë në listën e transferimeve më të shtrenjta të Arsene Wenger, ashtu që pritet shumë nga ai dhe presioni është i madh.

“E kam dashur Arsenalin, gjithçka tjetër e kam lënë që të negociohet ndërmjet klubeve. Natyrisht, kjo është një shumë marramendëse. Dhe e di se çfarë barre mund të sjellë”.

“Disa njerëz jetojnë me 200 ose 300 euro në muaj. Sidomos në shtëpinë time të dytë, në Gostivar (Maqedoni)”.

“Mirëpo, unë nuk kam pasur ndikim këtu. Prandaj, e kam hequr sa më larg nga koka ime (shumën e transferimit)”, ka thënë Mustafi për Bild.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu