Dhuroi një gotë ujë, djaloshi nga Maqedonia fiton një Mercedes në Gjermani

Jeta shpeshherë na sjell sprova të ndryshme, por nuk duhet të bëhemi pesimistë. Një djalë nga Maqedonia, i cili për një kohë të gjatë jeton në Gjermani ka pësuar një aksident të rëndë me disa thyerje të brinjëve dhe dëmtime tjera në trup.

Ai është shtruar në spital nën kujdesin shëndetësor, por me brengën se për çdo ditë po humb dhe nuk po mund të realizohet në aspektin profesional.

Disa ditë para se ta lëshonte spitalin, duke shëtitur korridoreve ka parë një derë hapur, brenda së cilës ishte e shtrirë një grua e moshuar.

Ajo ka lëshuar një zë të ulët duke i kërkuar Davidit që ta thirrë infermieren për t’ia mbushur një gotë me ujë. Davidi e ka kryer vetë këtë shërbim, duke u treguar dashamirës me të moshuarën gjermane.

Ditën kur shtetasi i Maqedonisë është dashur ta lëshojë spitalin, infermierja i ka thënë se duhet ta vizitojë të moshuarën. Në takimin e fundit me të ajo i ka dhënë një zarf në të cilin në shenjë falënderimi i ka dhuruar një Mercedes të ri, të cilin e ka marrë nga salloni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu