“Dhuroj organet e mia për njerëzit”. Turistja që u hodh nga 15-katëshi donte të vetëvritej. Ja emri

“Unë po vetëvritem. Dhuroj organet e mia për njerëzit në nevojë”.

Ky është shënimi që kishte lënë në një letër në hotel, turistja 40-vjeçare Hana Demetrova që u hodh nga kati i 3 i hotel Tiranës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë, që thanë se kanë gjetur një letër lamtumire në dhomën turistes nga Çekia.  Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi të ndërmarrë nga 40-vjeçarja, e cila është në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se ajo kishte marrë një dhomë në katin e 6 të hotelit, ku policia ka gjetur edhe disa shishe alkooli të boshatisura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu