Ditën e martë Katica Janeva do japë dëshmi para Ruskovskës

Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva ditën e martë pritet që të jep dëshminë e saj para prokurores Vilma Ruskovska për lëndën “Reket”, kështu ka bërë të ditur avokatja e saj Irena Fërçkovska në emisionin 360 gradë në TV Alsat.

Kjo do jetë dëshmia e saj e parë si e dyshuar sepse herën e parë dëshminë e kishte dhënë në cilësinë e dëshmitares.

Avokatja e Janevës theksoi se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore pasiqë ka problem me sëmundjet kronike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu