Dramë në fluturimin Dortmund – Ohër, avioni bën ulje urgjente në Venecia

Fluturimi i Wizz Air W67778 u nis nga Dortmundi dje në mëngjes për në Ohër. Por së shpejti pati skena dramatike mbi retë, raportoi portali Wa.de e Gjermanisë.

Avioni duhej të devijoj fluturimin duke ateruar në Venecia për shkak të një urgjence mjekësore për një pasagjer në bord. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i aeroportit Marco Polo në Venecia i pyetur nga 24RHEIN, përcjel INA.

“Mund të konfirmojmë se një pasagjer u sëmur gjatë fluturimit. Avioni duhej të bënte një ulje urgjente në aeroportin e Venecias për të lejuar që pasagjeri të merrte kujdes të menjëhershëm mjekësor”, theksuan nga Aeroporti Marco Polo.

Pacienti është shtrirë në spital dhe se ende është paqartë gjendja e tij shëndetësore.

Avioni, me numër fluturimi W67778, “u nis siç ishte planifikuar” të enjten në mëngjes në orën 9:55 të mëngjesit nga Aeroporti i Dortmundit, ndërsa rreth orës 11:30 në afërsi të kufirit kroato-boshnjak ka devijuar fluturimin drejt Venecias, ku ka ateruar, por rreth orës 13:15, “Wizer” arriti të vazhdojë fluturimin për në destinacionin e planifikuar në Ohër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu