Dybala: Icardi ka më shumë mundësi, por unë do ta rivalizojë për golashënues

Paulo Dybala është golashënuesi më i mirë i Serie A.

Kjo ka bërë që ftohet rregullisht në kombëtaren argjentinase, aty ku luan si qendër sulmues edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

Sulmuesi zikaltër është në kuotën e gjashtë golave, përkatësisht ka katër më pak se lojtari i Juventusit.

“Unë dhe Mauro kemi marrëdhënie të mira”, tha sulmuesi anësor i kampionit italian.

“Njihemi nga koha kur luaja te Palermo, tani luajmë së bashku në kombëtare. Do të jetë një sfidë e bukur këtë vit”, shtoi argjentinasi.

Ai foli edhe në lidhje me sfidën për titullin e golashënuesit më të mirë të ligës elitare italiane.

“Ai ka më shumë mundësi, sepse luan më përpara, por unë do të luftoj deri në fund”, ka përfunduar Dybala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu