E ardhmja e Casillasit ende e paqartë, të transferohet në Angli, të rikthehet në La Liga apo t’i bashkohet kampionatit amerikan

Iker Casillas pritet të largohet nga Porto në fund të këtij edicion.

Portieri i famshëm spanjoll do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij edicioni.

Porto i ka ofruar kontratë të re Casillasit por që nuk ka pranuar të rinovojë edhe për një vit.

Casillas ka gjetur mirëkuptimin e klubit portugez pasi dëshiron të nisë një aventurë të re në një kampionat tjetër.

E ardhmja e tij ende është e paqartë pasi ka marrë disa oferta tejet të rëndësishme.

Sipas gazetës prestigjioze portugeze A Bola, Newcastle United mbetet favorit për ta transferuar Casillasin.

36-vjeçarit i pëlqen ideja të punoj sërish me Rafa Benitezin dhe mund ta pranojë ofertën e klubit anglez.

Një tjetër mundësi për Casillasin mbetet edhe rikthimi në La Liga, ku Real Betis dhe Leganes kanë shfaqur interesim.

Ndërkohë opsioni tjetër është transferimi në kampionatin amerikan MLS.

Los Angeles Galaxy dhe New York Red Bull janë dy skuadrat që po dëshirojnë shërbimet e portierit spanjoll.

Casillas pritet që para muajit qershor të vendos për klubin e tij të ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu