Edhe Arabia Saudite kërkon prodhim dhe pasurim të uraniumit

Arabia Saudite po kërkon prodhimin dhe pasurimin e uraniumit për programin e planifikuar të energjisë bërthamore, tha të hënën ministri i ri i Energjisë i Mbretërisë, Princi Abdulaziz bin Salman.

“Ne po vazhdojmë me të me kujdes … Ne po eksperimentojmë me dy reaktorë bërthamorë,” tha ai në Abu Dhabi ndërsa mori pjesë në Kongresin e 24-të Botëror të Energjisë.

Princi, i emëruar në postin e energjisë gjatë fundjavës, tha se Arabia Saudite dëshiron të ecë përpara me ciklin e plotë të programit bërthamor, përfshirë prodhimin dhe pasurimin e uraniumit për karburant me qëllim të prodhimit të energjisë.

Me qëllim të zvogëlimit të varësisë së mbretërisë nga karburantet fosile, ministri tha që vendi dëshiron të përdor teknologjinë bërthamore për përdorime paqësore.

Në janar, Khalid bin Saleh Al-Sultan, presidenti i Qytetit të Mbretit Abdullah për Energji Atomike të Rinovueshme, tha se mbretëria kishte marrë oferta për të ndërtuar dy reaktorë atomikë nga pesë vende, SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Koreja e Jugut, në kosto prej mesatarisht 7 miliardë dollarë.

Mbretëria gjithashtu planifikon të prodhojë 3,45 gigavat energji të rinovueshme deri në vitin 2020. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu