EKSKLUZIVE/ Ja kur do mbahen zgjedhjet e parakohshmne në Maqedoninë e Veriut

InfoShqip mëson nga burime brenda LSDM-së se Zoran Zaev i ka propozuar opozitës, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. 21 qershori dhe 5 korriku i këtij viti, janë dy datat e mundshme që ka propozuar ish-kryeministri Zoran Zaev.

Por LSDM do këmbëngulë në datën 21 qershor, partia e Zaevit nuk do heq dorë nga kjo datë, 5 korriku do mbetet si alternativa e fundit por me më pak gjasa realizimi.

Sipas InfoShqip, burime brenda LSDM-së që duan të ngelen anonime thonë se kryetari i VMRO-DPMNE-së duhet të përgjigjet deri në fund të javës, ku edhe atëherë përfundon gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se zgjedhjet nuk mund të mbahen në qershor dhe se konsensusi për datë tjetër të zgjedhjeve është i domosdoshëm./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu