Eskalon Kryeministrja e Serbisë, i quajti kroatët fashistë

Ndalimi i hyrjes së delegacionit ushtarak që eskaloi në këmbim notash proteste mes dy republikave ish jugosllave, fillimisht të dyja palët refuzuan notat e protestave, tani ka tejkaluar në akuzë për fashizëm nga Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic

Ajo e vlerësoi se tani kjo nuk ka të bëjë vetëm me një mosmarrëveshje mes dy vendeve, e ktheu kohën prapa duke thirrur se kjo tani është konflikt mes “fashizmit e antifashizmit”.

“Nuk do të hyja në atë valle përsëri pasi mendoj se shërbejnë vetëm për të na habitur e të na largojnë vëmendjen rreth asaj çka ka ndodhur. E ajo çka ndodhi ishte se delegacioni, kadetët tonë, shkuan për të nderur viktimat e Jasenovac, njërit prej krimeve më të mëdha gjatë luftës së dytë botërore në Evropë” Brnabic ju tha gazetarëve nga Luksemburgu

Jo vetëm kaq, Ana Brnabic është e mendimit se kjo ka tejkaluar përmasat e një mosmarrëveshje mes Beogradit e Zagrebit, përkatësisht, Serbisë e Kroacisë, kryeministrja serbe pretendon se ajo po i prin një konflikti kundër fashizmit.

“Ky është konflikt mes fashizmit e antifashizmit” tha ajo.

Delegacionit të Ushtrisë serbe ju ndalua hyrja në Kroaci, ku ishin nisur për të përkujtuar viktimat e kampit të Jasenovcit. Dy shtetet kishin nisur nota proteste dhe të dyja shtetet ballkanase kishin refuzuar të pranonin ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu