Fillojnë negociatat mes VMRO-BDI-së për formimin e Qeverisë së re

Kanë nisur bisedimet mes dy subjekteve politike, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, për formimin e qeverisë së re.

Ende nuk ka asnjë informacion të qartë mbi ecurinë e negociatave, por që do të bëhet e ditur menjëherë pas përfundimit të bisedimeve, njofton “Alsat”.

Pjesëmarrës në këtë takim janë liderët e dy subjekteve politike si dhe anëtarëve të tjerë.

Kujtojmë se BDI-ja ka rikonfirmuar disa herë qëndrimin e saj për përdorim të barabartë të gjuhës shqipe në të gjithë territorin, zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimin e procesit të euro-integrimeve, ndërsa nga VMRO-DPMNE, nuk pranojnë ndryshim të Kushtetutës sa i takon statusit të shqipes dhe as zgjatje të mandatit të Speciales, e cila sipas tyre ka anshmëri politike.

Megjithatë, të dyja partitë, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë bërë me dije se negociatat mund të mos sjellin rezultate pozitive. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu