Forca të errëta atakojnë kryetarin progresist të Komunës së Preshevës

Koalicioni i qeverisjes lokale në Komunën e Preshevës mes Alternativës për Ndryshim (APN) dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ka pësuar një krisje, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kalkulimet politike dhe skenarët errëta kanë për qëllim goditjen e liderit progresist të APN-së, Shqipërim Arifi, i cili në zgjedhjet e fundit sfidoi partitë veterane me një mentalitet të vjetër.

Korrespodenti i agjencisë INA mëson, se aktualisht PVD-ja së bashku me 10 këshilltarë të një fraksioni të PDSH-së po planifikon shkarkimin e kryetarit të komunës, Shqipërim Arifi, i cili ka paralajmëruar investime kapitale në këtë provincë, e cila kishte vuajtur gjatë nga liderë të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar.

Zërat për shkarkimin e Arifit kanë shqetësuar në masë të madhe rininë preshevare, e cila pati guximin dhe vetëdijen për ti dhënë mbështetje masovike liderit që u dëshmua për qeverisje transparente dhe në bazë të meritokracisë.

“Elita e vjetër politike, e cila pushtetit e sheh si instrument për të nxjerrë përfitime personale dhe familjare është bashkuar për ta rrëzuar liderin e ri, i cili dëshmoi se është për dhe në shërbim të popullit. Në kohën kur janë paralajmëruar investime të huaja kapitale, atij po i bëhet një Puc nga disa këshilltarë që nuk janë duan të mirë komunës tonë”, thotë një preshevar i revoltuar.

Ai thekson se, pas këtyre zërave për largimin e tij, rinia preshevare është mobilizuar fuqishëm për ti ndaluar këto skenarë, të cilët sipas tij, rrënjët mund ti kenë edhe në Beograd.

Mendime të ngjajshme ndajnë edhe shumë të rinjë preshevar, të cilët me vullnetin dhe votën e tyre, ishin një shembull i mirë edhe për vendet tjera të rajonit, se si duhet të mposhten politikanët e konsumuar dhe të pasuruar në kurriz të popullit të varfër. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu