Futbolli italian nën shok. Një lajm shumë i trishtë ka bërë xhiron e botës dhe ka tronditur jo vetëm futbollin italian por të gjithë botën. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në dhomën e tij të hotelit, në Udine, ku priste të zbriste në fushë në orën 15:00.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi vjollcë, por shkaqet e ndarjes nga jeta të qendërmbrojtësit, ende nuk dihen qartësisht. Mediat italiane supozojnë se 31-vjeçari ka pësuar një atak kardiak.
Astori ishte 31 vjeç, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Cagliarin, Romën, etj, si dhe është grumbulluar edhe nga Kombëtarja Italiane.










