Futbollisti multimilioner i Chelseat që nget veturë të thjeshtë (FOTO)

Ngolo Kante është fubollisti i Chelseat, i cili dallon nga yjet e tjerë të skuadrës kur shkon në qendrën stërvitore të klubit. Pavarësisht rrogës së tij prej 110 mijë funtesh në javë, francezi nget një veturë të thjeshtë, Mini-Cooper.

Në një intervistë me Sunday Times, Ngolo Kante ka thënë se nuk është i interesuar për makinë më të mire, dhe se nuk e ka në plan të blejë një makinë më të shtrenjtë.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë nga ata persona që i dashurojnë veturat dhe kur isha i ri nuk kam pasur ambicie që kur të rritem ta kam një veturë të mirë, apo diçka të tillë”, thotë Kante, i cili ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës së Chelseat në këtë edicion.

Ai thotë që makinën e tij, Mini-Cooper, e kishte blerë gjatë kohës sa ishte në Leicester, stinorin e kaluar të Premier Ligës. Mesfushori 25-vjeçar tregon se e kishte të vështirë të voziste në anën e majtë të rrugës në Angli, fillimisht.

“Por, Mini im, për fillim ishte i mirë që të mësoja vozitjen në anën e majtë të rrugës në Angli. E kisha pasur edhe në Leicester, dhe e kam ende”, tha Kante.

Kante më tej ka treguar se kur ishte fëmijë kishte luajtur edhe ragbi në shkollë, por në fund kishte vendosur të luante futboll. /Insajderi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu