Gjermania mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese

Ministri i drejtesise Krenar Lloga u takua sot mr U.D. Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf. Gjermania mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese, u tha në takim.

Në takimin e sotëm me U.D. Ambasadorin e Gjermanisë, Otto Graf, u diskutua për ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe situatën aktuale në gjyqësor.

Ministri Lloga njoftoi Graf se Preambula në Kushtetutë është prioritet dhe se në periudhën në vijim pritet që të formohet një grup ekspertësh për përgatitjen e këtyre ndryshimeve.

Gjithashtu u diskutua edhe për idenë e përgatitjes së Kodit të ri Zgjedhor dhe formimin e një grupi punues, i cili pritet që së shpejti të kompletohet dhe ta verifikojë metodologjinë e punës. Graf u informua lidhur me axhendën legjislative në Kuvend, Strategjinë për Reformat në Gjyqësor 2023-2027, vetingun dhe shpërndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike.

U.D. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf, theksoi se mbështet të gjitha përpjekjet dhe iniciativat lidhur me integrimin e vendit në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu