Mohamed Salah tani nuk mund të konsiderohet vetëm një makinë e golave, por edhe një rekordmen serik.
Ylli egjiptian u bë protagonist edhe në fitoren e fundit të Liverpoolit ndaj Bournemouth, duke shënuar gol të bukur me kokë.
Ky ishte goli i 30-të i Salahut në Premierligë dhe i 40-ti në të gjitha garat, që e bëjnë atë të thyej rekorde të shumta.
Salah është bërë vetëm lojtari i parë afrikan që shënon 30 gola në Premierligë brenda një sezoni, pas Didier Drogba që në sezonin 2009/2010 te Chelsea kishte arritur 29 gola.
“Mbreti egjiptian” u bë vetëm lojtari i tretë në histori të Liverpoolit që arrin të shënoi 40 e më shumë gola brenda një sezoni, pas Roger Hunt dhe Ian Rush.
Sikur të mos mjaftonin këto, Salah u bë edhe lojtari i parë në pesë ligat kryesore të Evropës që arrin kuotën e 30 golave.