Gostivar: Ndahen 45 banesa sociale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Gostivar bashkë me Ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin kanë ndarë çelësat për 45 banesa për familje që I takojnë kategorisë së cënuar sociale.

Sfidat e imponuara nga kriza e vështirë ekonomike, nuk e kanë ndaluar Qeverinë në realizimin e politikës sociale – sic njofton KlanM, është shprehur Kryeministri Kovaçevski. Sipas tij, në 4 vitet e kaluara janë ndërtuar apo janë në fazë ndërtimi 864 banesa sociale.

“Të kesh shtëpi të ngrohtë, kulm mbi kokë për fëmijët, për familjen do të thotë shumë dhe jam I lumtur që bashkërisht në Gostivar ndajmë gëzimin me 45 familje” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sic njofton KlanM, ka theksuar se shumë shpejt banesa do të marrin edhe 25 familje tjera që I takojnë kategorisë së cënuar sociale.

70 Banesat për Gostivarin, sipas Drejtorit të Shoqataës Aksionare për ekonomizimin me hapësirë banesore dhe afariste, sic percjell KlanM, janë me sipërfaqe 33 deri 44 metër katrorë, të gjithë kanë tarraca nga 1 deri 4 metër katrorë, 70 bodrume, vendparkime dhe qasje për personat me invaliditet.

Investimi I përgjithshëm është 103 milion denarë, kurse kontrolli Teknik është bërë në Prill të vitit 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu