Grubi në konflikt verbal me deputeten e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Me ofendime të shumta dhe me pauza të njëpasnjëshme po vijon diskutimi i amandamenteve të dorëzuara nga VMRO-DPMNE për ndryshimet e kodit zgjedhor, në komisionin parlamentar për çështje Evropiane.

Para dhënies së pauzës, Kryetari i komisionit për çështje Evropiane, Artan Grubi hyri në një zënkë verbale me deputeten e VMRO-DPMNE-së Sllagjana Mitkovskën, e cila në foltore vendosi një flamur të evropës dhe kërkoi që të shqyrtohen amandamentet.

Kur i kaloi koha e paraparë për fjalim, Grubi i kërkoi që të kthehet në vendin e saj, përderisa ajo insistonte që të kyçet mikrofoni i saj, transmeton InfoShqip.

Ajo në një moment tha se do të flas deri të mbarojë atë që kam planifikuar ta them.

Grubi pastaj kujtoi se edhe sa vet po presin në rend për të marrë fjalë, duke lexuar listën e të gjithë të paraqiturve.

Një prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi që në komision të sillen në mënyrë evropiane, pas çka Grubi tha:

“A e dini se si duhet të silleni në mënyrë evropiane? Nëse votoni “po” në referendum.”

Diskutimi i amandamenteve në komision pritet të zgjasë deri në mesnatë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu