Grup miqësie mes BFI-së dhe Kishës Ortodokse, që hoxhallarët dhe priftërinjtë të njihen më mirë mes vete

Është formuar grup miqësie mes Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse Maqedonase. Përbëhet nga profesorë universitarë, studentë si dhe priftërinj dhe hoxhallarë, ndërsa si qëllim ka afrimin më të madh mes dy komuniteteve, që të kenë kontakt mes vete si dhe të komunikojnë në rast nevoje. Kryetari i Komisionit për Bashkësitë Fetare, Darjan Sotirovski, tha se përmes kësaj të dyja palët do të thellojnë njohjen dhe mirëkuptimin mes vete. Nisma ka marrë edhe “bekimin” e krerëve të dy institucioneve fetare Hirësisë së tij Stefani dhe kryetarit të BFI-së Shaqir Fetahu.

“Do të kemi këndvështrime të ndryshme, do të rishikojmë çështje të ndryshme, do të flasim para së gjithash përvoja pozitive por edhe negative nga jashtë, atje ku ka pasur lëvizje dhe ku rreziqet nuk janë paraparë në kohë. Kemi marrëdhënie të shëndetshme mes KOM dhe BFI-së për momentin, është punuar mjaft kohë për këtë dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë që të bëjmë një hap përpara”, tha Darjan Sotirovski, kryetar i Komisionit për bashkësitë fetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu