Hahn – Gruevski: Janë krijuar kushtet për zgjedhje parlamentare më 11 dhjetor

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka përfunduar takimin edhe me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Sipas njoftimit të kësaj partie, në takim është folur për shumë sfera, përfshirë edhe aktivitetet e tanishme politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për temën e zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit. Sipas këtij njoftimi, Hahn dhe Gruevski janë pajtuar se janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Që të dy kanë folur edhe për sfidat e krizës së refugjatëve, ku Maqedonia ka dhënë kontribut të madh në menaxhimin e krizës./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu