Holandezët do të investojnë në bujqësi në Maqedoni

Firma holandeze ”Inofrug” do të investojë në Maqedoni dhe do të hapë 130 vende pune. Detajet për këtë investim u publikuan sot nga zv. ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Vanço Kostadinovski dhe shefi i kompanisë, Stefan Timors, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bisedimet kanë zgjatur mbi 8 muaj. Muajin e ardhshëm do të fillojnë aktivitetet kongrete në terren, kur do të mbjellen fidanet e para të qershive. Sipërfaqja e përgjithshme që do të mbjellet është 250 hektarë.

Investimi do të arrijë në 9 deri 10 milionë euro. Përndryshe, ”Inofrug” është firmë që vepron në këtë sferë, tash e 16 vite më parë dhe shpërndan pemë, thuajse në të gjithë tregjet e jashtme, kurse që para tre vitesh ka filluar edhe me prodhimin e tyre./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu