Hoti thotë se rastet pozitive me Covid-19 mund të bëhen publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me Komitetin për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me Coronavirus, ka mbajtur një konferencë për media. Ai tha se do të bëhet një fushatë masive e informimit, në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit, derisa shtoj se do të shikojnë që të bëhen të ditura rastet pozitive.

“Ka pas gjoba që s’i kanë përfill vendimet e qeverisë, po duket se ka nevojë shumë më tepër për vetëdije qytetare, se ka raste që ata që janë testu pozitiv s’kanë qëndru të izoluar. Të shikojmë si mund t’i bëjmë të ditura rastet me pozitiv që të paralandohet përhapja. Do të kemi një fushatë masive të informimit të qytetarëve me masa mbrojtëse, kemi komuniku me komunat i kanë disa kërkesa specifike që diskutuam si mund të realizohet si çështja testimit të një mostre të një vendie dhe ne rastet kur s’ka simptoma. Të përdorim databaza që ka MPB për numrin e banorëve në nivel komunla, varësisht nga numri që hyn në fuqi masat shëndëtsore. Është obligim që të kujdesimi për maska, higjena personale, ne mund të shpëtojmë jetën”, tha Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu