Hoxha i Porojit: Ta pastrojmë BFI-në nga hoxhallarët e UDB-së

I intervistuar në emisionin 200 nga gazetari Nazmi Rashiti, hoxha i Porojit Maksut Abazi i cili nuk ju bind urdhërave të Sulejman Rexhepit për hapjen e xhamive ka dhënë disa deklarata në lidhje me zhvillimet e fundit brenda BFI-së si dhe për mos hapjen e xhamive për faljen e Bajramit, shkruan InfoShqip.

Për ndryshimet e fundit ku u shkarkua Sulejman Rexhepi, hoxha u shpreh se që para shumë vitesh, ku Rexhepi atë kohë u zgjodh kryetar i BFI-së, duhej që ky institucion të udhëhiqej nga gjeneratat e reja dhe të pastrohej nga celulat e UDB-së, ku sipas hoxhës Maksut Abazi ky është i vetmi institucion që akoma nuk është pastruar nga celulat UDB-së.

Ai ka folur më tej mbi vlerat e larta që duhet të bartë ky institucion si ato fetare ashtu edhe kombëtare, ku nuk duhet të tregohet papërgjegjshmëri me djersën e popullit dhe gjakun e dëshmorëve./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu