Ibrahimi në Telma: Ne ekzistojmë për shkak ideve tona për të cilat luftojmë dhe i argumentojmë

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, tha se në tekstin e tij nuk ka folur për obligimet, statusin e Asociacionit, ato sipas tij, janë punë që çdo lidhje do t’i kishte rregulluar në kuadër të organizatës së saj, shkruan InfoShqip.

“Interpretimi se kjo është me tendenca separatiste, kjo nuk është puna ime të gjykojë, por mendoj se të gjithë u nxituan pak dhe gabuan”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se kjo nuk është për shkak daljes apo hyrjes në Qeveri. Sipas tij, nuk është rëndësishme koha kur jepen idetë por e rëndësishme është vet ideja e cila jepet.

“Nëse e kanë refuzuar të gjithë, ose nuk e kanë kuptuar ose kanë shpejtuar, ose është punë e tyre, por nuk mundemi t’i vlerësojmë idetë sipas asaj nëse i pranojnë ose i refuzojnë tjerët. Ne ekzistojmë për shkak ideve tona për të cila luftojmë dhe i argumentojmë”, deklaroi Ibrahimi./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu