Ikën Arteta, vjen Iniesta. Zbulohet plani i çmendur i Pep Guardiolës

Andres Iniesta është duke u përfolur si zëvendësuesi i Mikel Arteta, në postin e zëvendëstrajnerit te Manchester City, raporton “Yahoo Sports”. Pra, në skenë ka dalë ideja e ribashkimit të Andres me Pep Guardiolën, tashmë në fushën e trajningut në Angli. Mësohet se 34-vjeçari e pëlqen të jetë krahu i djathtë i ish-trajnerit të tij te Barcelona, madje është i prirur për një marrëveshje të tillë.

Kapiteni në largim i Barcelonës është zgjedhja numër një e Pep Guardiolës për të mbushur boshllëkun e lënë nga Arteta, i cili pritet të konfirmohet si trajner i Arsenalit, më pas, këtë muaj. Arteta ka qenë ndihmës i Guardiolës në stolin e “qytetarëve” që nga largimi si futbollist i Arsenalit, në vitin 2016. Ai është favoriti kryesor për të zëvendësuar Arsene Wenger në “Emirates”.

Një burim i tha “Yahoo Sport” se zyrtarët e klubeve janë në bisedime, me Iniesta dhe trajnerin spanjoll, të prirur për një marrëveshje të tillë. Iniesta është në mesin e lojtarëve më të dekoruar në historinë e futbollit. Fitues i Kupës së Botës dhe i Kampionatit Europian, ai, gjithashtu, ka ngritur tetë tituj të La Liga-s dhe katër Liga Kampionesh.

Fillimisht, Iniesta tha se do të luante jashtë Europës, për të shmangur rrezikun që të luajë kundër Barcelonës. Lëvizjet në Kinë apo në Amerikë ishin shumë të kuotuara. Por, me mundësinë e një roli stërvitor në një nga klubet më të larta të botës, ai e ka kthyer kokën. Ai do të largohet nga Barça pas 22 vitesh në Katalonjë, duke thënë se “ky është klubi më i mirë në botë, që më kanë dhënë gjithçka”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu