Ish funksionari i ASH-së Altrim Mahmuti merr funksion në Lëvizjen Besa

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha sot ka njoftuar se ish kryetari i ASH-së për Degën Tetovë, Altrim Mahmuti (Shumi) i është ngarkuar detyra e zëvendës shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor.

Në vazhdim keni shkrimin e plotë nga Arjanit Hoxha:

“Për shkak të koordinimit më të mirë të strukturave partiake dhe gjithë atyrë që për çdo ditë i japin mbështetje Lëvizjes BESA dhe këtij koalicioni fitues, së bashku me Altrim Mamutin u dakorduam që ai të kryejë detyrën e zëvendës shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor.

Na priftë e mbara drejt suksesit të ardhshëm” ka shkruar Arjanit Hoxha në rrjetin social Facebook./GazetaExpress/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu