Reagimet për skandalin e Abdilaqim Ademit kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, një reagim tjetër ka ardhur nga kryeredaktori i TV Shenja Ismail Sinani, transmeton InfoShqip.com
Reagimi i Sinanit godet rëndë Ademin, ai i flet për diversitetin e tij të sotëm nga ai i para dhjetë viteve, për më shumë, do e ndiqni të plotë reagimin e Sinanit në facebook.
“Eh more Abdylaqim Ademi!
A e mban mend se si para vitit 2002, pra para se të bëhesh deputet se çka bëjshe pas terhanit? Me siguri të kujtohet kur ke hangër peta me gjizë apo me zorrë dhe ke komentuar në sofër (pra JO NË TAVOLINË) se “petat me mish nuk po janë të lezetshme si ato me gjizë apo me zorrë”? Me siguri e mban mend edhe kur keni prerë gule për dimër e si je kënaqë atë ditë pasi që “për nderë të hajvanit t’premë” keni fërguar pak më shumë mish se herave tjera? Apo ma merr mendja se të kujtohet edhe sofrabezi ndër sofër dhe “dilema hamletiane” nëse duhet kamtë t’i mbajsh ndër sofrabez apo mbi sofrabez?! Ma merr mendja se e mban mend edhe legenin e aluminiumit dhe atë bokallin me ngjyrë të bajatshme? Nuk besoj se e ke harru edhe bardakin e ujit që ka qenë vetëm një në sofër? Eh more Abdulaqim Ademi, me siguri t’kujtohet edhe kur ke dashtë t’kallxohesh se je ba burrë e kur e ke marrë sofrën ta ngresh e ta varish n’baski edhe pse n’vete e ke ditur se është shumë e randë? Ani Abdylaqim ani… Veç thash të ta përkujtoj sepse une për vete krejt këto i mbaj mend ngase nuk jam rritur as në Paris e as në Londër. Mos të harroj edhe diçka, besoj se kur je kanë i ri e mban mend se si e pijshe hoshavin e kumbullave dhe se si çdoherë të bënte nervoz fakti se ta t’hollojshin me ujë?”Përfundon Sinani./InfoShqip.com