Zinedine Zidane është shumë i lumtur me fitoren ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se e kanë fituar një trofe shumë të rëndësishëm që në ndeshjen e parë.
Skuadra e tij mposhti 2:1 Manchester Unitedin, për të fituar për të dytin vit radhazi Superkupën.
“Ne po e marrim në shtëpi një titull shumë të rëndësishëm dhe po e fillojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Zidane pas ndeshjes.










