Ja ku ‘jeton’ Facebook

Kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre, kompanitë më të mëdha globale përgjithësisht tregohen diskrete, por nuk është ky rasti i Facebook.

Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social.

Bëhet fjalë për “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”. Sigurisht, nuk janë ferma në kuptimin tradicional të fjalës, por hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona.

Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi. I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter.

“Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook”, shkruan Mark Zuckerberg.

Baza e të dhënave në Lulea të Suedisë u hap në vitin 2013 dhe është e para bazë të dhënash jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë./ Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu