Ja kush ka urdhëruar këndimin e himnit në Kuvend

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka theksuar se para se të këndohet himni shqiptar në Kuvend, deputeti i kësaj partie, Zeqirja Ibrahimi ishte konsultuar me të si kryetar i partisë. Kasami ka theksuar se ai ka dhënë dritën e gjelbërt për të kënduar himnin në kuvend, ndërsa e habit pranimi aq i keq i këtij gjesti nga ana e qytetarëve maqedonas.

Kasami ka theksuar se me këndimin e himnit ka dashur të dëshmojë se edhe shqiptarët kanë veçuritë e tyre etnike dhe se ky veprim nuk do duhej të pranohej kaq keq nga maqedonasit./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu