Ja kush u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë

Aco Kolevski është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka marrë mbështetje unanime prej anëtarëve të Këshillit në seancën e sotme dhe nuk ka pasur kundërkandidatë.

Aco Kolevski është anëtar i Këshillit prej shkurtit 2018 kur është zgjedhur prej radhëve të prokurorëve publikë dhe erdhi në vendin e Lubomir Joveski i cili e ndërmori detyrën e kryeprokurorit shtetëror.

Kolevski do ta trashëgojë kryetarin e deritanishëm Kole Shtrejev i cili e kreu këtë funksion nga 31 gushti 2017.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë zgjidhet prej anëtarëve me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat dy vjet pa të drejtë për rizgjedhje të sërishme


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu