Sot në mbrëmje do të nisë kompeticioni më i rëndësishëm europian, Champions League ndërsa UEFA po përgatit shumat e majme financiare me të cilat do të shpërblejë skuadrat triumfuese.
Institucioni më i lartë i futbollit europian ka bërë publike premiot për sezonin 2016/17, shkruan “Corriere dello Sport”. Në total duke përfshirë të gjithë etapat e premiove, UEFA pritet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro.
Fillimisht 12.7 milionë euro merr çdo ekip pjesëmarrës ku çdo fitore në fazën e grupeve shpërblehet me 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro.
Kualifikimi në fazën e 1/8 vlerësohet 6 milionë euro, ndërsa në çerekfinale 6.5 milionë euro. Për ekipet që arrijnë në gjysmëfinale përfitojnë 7.5 milionë dhe finalisti 11 milionë euro.