Ja sa zgjasin pritjet në kufirin e Tabanocit

Është rritur frekuentimi i automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 30 e deri në 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bën të ditur LAMM.

Edhe pse trafiku po zhvillohet nëpër rrugë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu