Jajaga në Mbrojtje, Berisha në Bujqësi dhe Nuhiu në Arsim: Kuvendi votoi zv/ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur zëvendësministrat e rinj, transmeton TV21. Me 64 vota “për”, i pari që u zgjodh ishte Tiron Jajaga për zv/ministër të Mbrojtjes.

E dyta që u votua ishte Viktorija Avramovska-Madiq për zv/ministre të Drejtësisë. Për të votuan 65 deputetë.

Pas saj, me 65 vota “për” u zgjodh Vjollca Berisha për zv/ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me po aq vota u zgjodhën edhe Maja Manolleva për zv/ministre të Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu për zv/ministër të Arsimit dhe Shkencës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu