A janë Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku “të pastër“?

Sot në Prokurorinë Publike Speciale është dërguar lista e kandidatëve për ministra, ku do të shqyrtohet biografia e tyre dhe verifikimi se a janë të pastër në raport me krimin dhe korrupsionin.

Kandidati për zëvendës-kryeministër për euro-integrime Bujar Osmani, i pyetur se a e ndjen veten të pastër në këtë drejtim, Osmani është përgjgijur, gjithsesi se po, dhe për këtë sonte do të dëshmojë edhe Prokuroria Speciale.

Gjithashtu edhe kandidati për ministër i Ekologjisë nga radhët e BDI-së Sadulla Duraku, siguroi publikun se ai kurrë nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë aferë korruptive dhe se ndjehet shumë i sigurt për këtë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu