A janë më të zgjuar të mëngjërit?

Ideja që majtoshët janë më inteligjentë është në fakt një legjendë. Ka patur gjeni majtoshë në histori si Leonardo Da Vinci, por kjo nuk është pjesë e një modeli më të gjerë. Në fakt e kundërta mund të thuhet se është e vërtetë. Në vitin 2015, studiues holandezë kombinuan rezultatet nga më shumë se 30 studime të mëhershme me mbi gjysmë milioni njerëz dhe nuk gjetën asnjë lidhje mes majtoshëve e djathtoshëve si dhe aftësive verbale, ndërkohë që gjetën një avantazh të lehtë të djathtoshëve sa i përket aftësive hapësinore. Një tjetër studim i kohëve të fundit i bazuar në të dhënat prej mijëra njerëzve, gjeti në fakt se njerëz që përdorin të majtën gjenden më shumë mes personave me IQ të ulët, se sa ata me një IQ mesatare./bota.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu