Janushev gjithashtu hoqi dorë nga shpenzimet e udhëtimit

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev gjithashtu hoqi dorë nga shpenzimet e udhëtimit. Ai e publikoi këtë në profilin e tij në Fejsbuk – Personalisht, si deputet, nuk do t’i shfrytëzoj shpenzimet e udhëtimit, por më duhet të komentoj në lidhje me këtë nga LSDM, është e kotë heqja dorë nga shpenzimet e udhëtimit kur ju e vodhët shtetin dhe njerëzit”, ka shkruar Janushev në Fejsbuk.

Më herët sot, Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikolovski në Tuiter publikoi se ai dhe kryetari i partisë Zoran Zaev nënshkruan deklarata për heqjen dorë nga mjetet që u takojnë në emër të shpenzimeve për rrugë.

“Shfuqizimi i shpenzimeve të rrugës për deputetët është premtim zgjedhor i LSDM-së. Që të japim shembull, dje së bashku me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i nënshkruam deklaratat me të cilat unë dhe ai, zyrtarisht heqim dorë nga mjetet të cilat na takojnë në emër të shpenzimeve të rrugës”, theksoi Nikollovski në Tuiter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu