Nikas Moisander e ka pranuar se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Kosovës dhe ka kërkuar përqendrim maksimal nga bashkëlojtarët
Kapiteni i Finlandës, Nikas Moisander, ka thënë se përballja kundër Kosovës më 5 shtator do të jetë mjaft e fortë, por ata hyjnë për të fituar pikët e para në fazën eliminatore për Botërorin ‘Rusia 2018’.
“Kosova do të luajë me emocione, dhe definitivisht do të jetë ndeshje e fortë. Është ndeshja e parë ndërkombëtare për Kosovën, ndeshje historike për ta. Por, natyrisht se ne duam të fitojmë këtë ndeshje. Dhe do të luftojmë për fitore”, tha kapiteni i Finlandës.
“Ne e dimë se kundërshtari ynë do të jetë i motivuar, por kjo ka edhe anën negative, mund të jetë e dëmshme për ta”, shtoi Moisander para ndeshjes që zhvillohet me 5 shtator.