Karantina për shtetasit që kthehen nga jashtë, qeveria ndryshon vendimin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 56-të ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin e karantinës së detyrueshme shtetërore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose konvoj.

Me ndryshimet e fundit, personat që paraqesin dokument që kanë realizuar PCR-test për koronavirus (Covid-19) në 72 orët e fundit para se të hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu