Katica Janeva nuk dorëzohet, nuk e jep dorëheqjen

Rezultoi të dal i rrejshëm lajmi i endur ditë më parë nëpër mediat në Maqedoninë e Veriut se Katica Janeva sërish ka dhënë dorëheqje përmes një letre dërguar nga Shutka në adresë të Këshillit të Prokurorëve. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve,

Aco Kolevski theksoi se nuk ka asnjë shkresë në adresë të tyre dhe nëse do të ketë atëherë do të veprohet në kohë dhe në përputhje me ligjin. Shkresë për dorëheqje nuk ka as në Prokurorinë Publike Speciale.

Të dyja organet dyshojnë në informacion të rrejshëm. Prokurorët Special heshtën në pyetjen nëse dorëheqja e shefes së tyre është e vërtetë ose jo. Informacioni për dorëheqjen e Janevës u publikua ditë më parë në disa media, të cilat duke u thirrur në burime brenda PSP-së, njoftuan se Janeva ka fuqizuar dorëheqjen e saj të deponuar muaj më parë.

Janeva më 15 korrik deklaroi se jepte dorëheqje me qëllim që të mos jetë pengesë në procesin e negociatave për ligjin e Prokurorisë publike, në të njëjtën ditë prokuroria për kr im të organizuar kumtoi fillimin e hetimeve për rastin “Reket”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu