Kërçova në festë: 10 vjet krenari që komuna udhëhiqet nga shqiptarët

Me moton “ 10 vjet KRENARI “ shënohet 10 vjetori që kur komuna e Kërçovës filloi të udhëhiqet nga shqiptarët, gjegjësisht periudha nga 24 Mars 2013 deri më tani 24 Mars 2023.

Kryetari i parë shqiptar në këtë komunë u zgjodh, Fatmir Dehari, profesori që në vitin 2001 iu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe që më pas pas ushtrimit të disa detyrave të tjera, më 24 mars 2013 u zjodh kryetar i komunës, duke vijuar deri më tani. Ai u rizgjodh në këtë detyrë përmes fitores së zgjedhjeve të 2017 dhe 2021, përcjell INA.

Manifestimi jubilar i kushtohet siç thuhet: “Orës historike të Kërçovës nën qeverisjen shqiptare “

“Në një dekadë qeverisje (24 mars 2013-24 mars 2023) me temë: “10 vjet qeverisje me dinjitet që na fal krenari”.

Në një program përkujtimor, do të marrin pjesë personalitete të shquara nga jeta jonë shoqëroro-kombëtare, politike dhe nga bota e artit.

Programi i manifestimit

Ora 14:00 – Me shfaqe artistike nga fëmijët, promovohet hapja e sheshit të qytetit
Ora 15:00 – Ekspozitë në Kalanë e qytetit:”Kërçova dje dhe sot”
Ora 20:00, Ora historike e Kërçovës nën qeverisjen shqiptare
Vendi: Pallati i Kulturës në Kërçovë

Me konsideratë nga Këshilli organizativ!”, thuhet në njoftimin e Këshillit organizativ.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu