Pesëdhjetë për qind e numrit të deputetëve duhet tu takoj grave. Kështu u shpreh sot Kryetarja e Klubit të deputetëve, Gjylymsere Kasapi në Klubin e deputetëve ku flitej për përmirësimin e barazisë gjinorë.
“Ne do kërkojmë kuota prej 50 për qind në Parlament dhe 30 për qind në pushtetin egzekutiv. Gjithashtu në pushtetin lokal kërkojmë që të rritet numrin i kryetareve të komunave”, u shpreh Kasapi.
Deputetja e LSDM-së, Katerina Kuzmanovska theksoi seë lufta për të drejta të barabarta është e drejtë themelore, e cila duhet të rrespektohet.
Mendime të ngjajshme ka dhënë edhe gratë tjera të pranishme në këtë takim.










