Këto janë linjat e reja nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit

Linja të reja deri në Shkup dhe Ohër nga Ankaraja, Izmiri dhe Stambolli, paralajmërojnë nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit APMT, e cila sot në bashkëpunim me TURSAB dhe Asociacionin e Agjencive turistike turke, organizoi takime afariste të 20 tur-operatorëve të rinj nga Turqia me sektorin turistik në vend.

Sipas Agjencisë, rritja e numrit të linjave ajrore nënkupton mënyrë më e lehtë për të udhëtuar turqit në vend dhe anasjelltas, ndërsa interesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë në të kaluarën dhe afërsia historike nga e cila ende ekzistojnë lidhje të forta familjare dhe miqësore.

Tur operatorët nga Turqia gjatë qëndrimit do ta vizitojnë pjesën jugperëndimore të vendit, çarshinë në Shkup, Manastir dhe Ohër, monumentet e osmanlinjve të kulturës, ndërsa do të kenë mundësi të shijojnë edhe kuzhinën tradicionale të Maqedonisë së Veriut, si dhe rajonin e verës. Numri i turistëve turq në periudhën janar-korrik të vitit 2019 është 65.403, ndërsa numri i bujtjeve 96.325. Sipas numrit të mysafirëve dhe bujtjeve, turqit më së shumti e kanë vizituar rajonin e Shkupit dhe më pas rajonin jugperëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu