Këto ministri i ka si synim ASH-ja

Aleanca për shqiptarët është më afër hyrjes në Qeveri, kulaçi qeveritar i ndarjes është i vogël, dhe se si do të reagojë Alternativa? Sipas informacioneve të 24info.mk, ASH edhe sot është mjaft aktive, pasi kjo parti ka nisur një proces që duhet të sigurojë përfundimisht hyrjen e tyre në koalicionin qeveritar.

Hyrja e Aleancës do të thotë konsolidim i shumicës parlamentare dhe fund historive të Hristijan Mickoskit për zgjedhje të parakohshme, por do të sjellë edhe një shpërndarje të re funksionesh.

Media të ndryshme publikojnë informacione të ndryshme se sa do të “peshojë” për shqiptarët pjesa e Aleancës në poste ministrore dhe drejtoresh, por e përbashkëta për të gjithë është se Aleanca kërkon postet ministrore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Drejtësi, si dhe pozicione drejtoresh në Fondin e Sigurimit Pensional, Hekurudha dhe Postën e Maqedonisë, shkruan 24info.mk.

Por, Alternativa deri tani ka refuzuar që të lëshoj ndonjë nga resorët ministror sidomos shëndetësisë, duke theksuar se BDI është ajo që duhet të bëj lëshime.

Mirëpo, sipas portalit maqedon, nëse Aleanca për Shqiptarët hyn në koalicion qeveritar, atëherë sigurisht që do të ketë rindërtim të Qeverisë, i pari që kur ajo udhëhiqej nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu