Ndonëse, gjatë vizitës së kësaj pike kufitare në fillim të qershorit nga Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj u tha se punimet e objektit do të jenë gati në ditën e fundit të gushtit, kjo nuk ndodhi.
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane Osmani vonesat i arsyeton me shembjen e gurëve dhe dheut në rrugën prej fshatit Sllupçan të Kumanovës që të shpie drejt zonës malore të Bellanocës. Nuk precizon se kur do të bëhet hapja solemne.
Video:










