KOMENT/ 37 vite nga demostratat e rinisë studentore të vitit 1981

Shkruan Ylldrit Bomova

Sot në 11 mars mbushen plot 11 vite nga demostratat e rinisë studentore të vitit 81′, ngjarje e bujshme dhe madhore e shqiptarëve në ish-Jugosllavi që shënoi një kthesë të madhe në historinë më të re të shqiptarëve.

Demostratat e marsit të vitit 81 për nga pjesëmarja e demostruesve ishin shumë masovike, dhjetëra mijëra të rinj, studentë por dhe popullata e përgjithëshme i’u bashkangjit kësaj nisme ku tashmë kërkesat e studentëve nuk ishin për kushte por kërkesa të qarta kombëtare, për liri dhe barazi të plotë të Kosovës.

“Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Liri”, “Kosova Republikë” e shumë të tjera ishin parullat kryesore që dhjetra mijëra të rinj brohorisnin nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës, parulla që më së miri tregojnë karakterin dhe kërkesat e demostruesve.

Demostratat e vitit 81 në prishtinë ishin shkëndija që nxitën dhe filluan një revoltë të madhe mbarëpopullore e cila u manifestua jo vetëm në Prishtinë, por në shumë qytete shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, ata ishin forca që shtyti dhe pollën shumë grupe të organizuara ilegale për të vepruar kundër sistemit komunist jugosllav, grupe të cilat u bashkuan në një organizatë të vetme, Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Tentativa e aparatit shtetëror jugosllav për të shuar këtë lëvizje ishte e madhe, mijëra të rinj u burgosën pas demostratave vetëm në akuzën e pjesëmarjes me nga 50 deri në 60 ditë burgim, ndërsa për akuza organizative mijëra të rinj tjerë u dënuan me dënime drakonike nga 5 deri ne 15 vite burg dhe tortura të mëdha.

Këto demostrata nuk u dënuan vetëm nga Jugosllavia por edhe nga shumë funksionarë shqiptarë në strukturat politike të kohës, pedagogë universitarë, akademikë, punonjës të ndryshëm u shprehën të gatshëm ti binden urdhërit jugosllav për përdallimin apo diferencimin ideo-politik, përdallim i cili dënoi dhe suspendoi shumë figura të shquara intelektuale shqiptare.

Jehona e ngjarjeve madhore të vitit 81 erdhi duke u shtuar gjithnjë e më shumë, jehonë e cila më zëshëm kumboi në luftën clirimtare të UÇK-së nga ku buroi dhe liria e mëvetësia e Kosovës, qëllimi kryesor i këtyre ngjarjeve.

Ky material është pregatitur ekskluzivisht për InfoShqip 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu