Sadiku nuk figuron në listën e lojtarëve të ftuar për sfidën që Levante zhvillon me Realin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk është ftuar nga trajneri Juan Muniz për sfidën që Levante zhvillon sonte në kuadër të xhiros së 22’të në La Liga kundër Real Madridit.
Pavarësisht se shqiptari tha se është gati për të luajtur, ai duhet të presë për të bërë debutimin me ekipin spanjoll.
Sulmuesi italian, Pazzini, që u transferua një ditë pas Sadikut, është ftuar para shqiptarit për këtë sfidë dhe mund të debutojë kundër Realit.
Pavarësisht Moshës, Pazzini është rivali direkt i Armando Sadikut për një vend në formacion.










