Kovaçevski: Pastat do të lirohen për 15%, ndërsa prodhimet e qumështit për 10%

Prodhimet e qumështit për 10 për qind dhe çmimet e tyre do të ngrijnë. Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Me vendimin për pastat janë përfshirë makaronat dhe shpagetat. Për këto produkte do të shfuqizohen doganat nga 13 mars deri 31 maj 2023. Vendimi për prodhimet e qumështit e cila do të jetë në fuqi nga 17 mars deri 31 maj 2023, ka të bëjë me qumështi me yndyrë 2.8, 3,2 dhe 3,5 gjizë, djathë të bardhë lope dhe të përzier, djathë lope, kos të thartë, pavllakë dhe jogurt.

“Po ulen çmimet e pastave, makaronave dhe shpagesave, për 15 për qind, ose mesatarisht 8 deri 9 denarë. Po ngrijnë çmimet e produkteve tq qumështit: qumështi me yndyrë 2.8, 3,2 dhe 3.5, gjizë, djathë të bardhë lope dhe të përzier, djathë lope, kos i thartë dhe jogurt. Çmimet ulen për 10%, ndërsa vendimi do të vlejnë nga 17 mars deri 31 mars 2023”, tha Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu